Binali Yildirim: Jemi të vetëdijshëm për lojën që po luhet në Turqi

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Ali Dülek në Doğubeyazit të qytetit Ağrı, i cili ra dëshmorë gjatë një sulmi të organizatës terroriste PKK, ndërkohë që ishte në shërbim për mbrojtjen e fshatit, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım ka shprehur ngushëllimet gjatë vizitës së tij në shtëpinë e hapur për ngushëllime ku i pranishëm ishte dhe djali i dëshmorit Zeki Dülek, i cili po ashtu mbeti i plagosur gjatë sulmit.

Duke folur gjatë kësaj vizite Yıldırım u shpreh: ”Viheni në përdorim të gjithë fuqinë tuaj. Do të ju zhdukim nga këto toka.”

Duke theksuar se organizata terroriste PKK ka dalë në pah me pretendimin se “mbron të drejtat e kurdëve”, Yıldırım ka nënvizuar faktin se “dëmi më i madh i bërë nga kjo organizatë është në drejtim të kurdëve.”

“Nuk ka turk apo kurd, por një popull të vetëm”, ka thënë Yıldırım dhë më pas ka shtuar: “Duke bashkëpunuar me fuqitë e jashtme duan ta bëjnë Turqinë si Siria apo Iraku. Por harrojnë diçka. Këtu nuk është Siria apo Iraku, por është Anadolli.”

Kryeministri duke i quajtur terroristët si “të pandershëm dhe pushtues” shtoi se nuk do ti lejojnë në këto toka dhe se do ti zhdukin ato.

Yıldırım ka përshëndetur edhe popullin i cili priste në dalje të shtëpisë së hapur për ngushëllime. Duke thënë se ka sjellë përshëndetjet e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Yıldırım ka përcjellë ngushëllimet edhe qytetarëve të gjendur aty.

Organizatat terroriste nuk mund të bëjnë punë të mira ka thënë Kryeministri Yıldırım dhe më pas ka shtuar: “E vetmja gjë që dinë ata është të vrasin. Nuk do ti lejojmë ata për një gjë të tillë. Të gjithë së bashku do ti zhdukim ata nga këtu dhe do ti dalim për zot amaneteve që na kanë lënë dëshmorët. Ali Dülek dhe 9 shokët e tij dëshmorë dhanë jetën për këto toka. Nëse është e nevojshme të gjithë ne do të japim jetën. Por këto toka të cilat na i kanë lënë të parët tanë nuk do të jua dorëzojmë atyre të poshtërve dhe burracakëve.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button