Kadri Veseli: Asnjë zyrtar në PDK nuk do t’i shmanget drejtësisë

Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar që asnjë zyrtar i partisë që ai drejton nuk do ti shmanget drejtësisë.

“Në të kaluarën Kosova ka vuajtur shumë nga mungesa e shtetit. Është mirë që gradualisht ta respektojmë tjetrin më shumë dhe që askush të mos jetë mbi ligjin. Të presim vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës.

Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion. Të paktë janë njerëzit që i përgjigjen drejtësisë. Asnjë zyrtarë i Partisë Demokratike të Kosovës nuk mund t’i bishtnojë drejtësisë”, tha Veseli.

Kur Veseli është pyetur nëse Behxhet Pacolli do të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën, Veseli ka refuzuar të japë përgjigje, por ka siguruar se partia që drejton do të ofrojë një kandidat të denjë, transmeton albeu.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button