SHBA: Mbështetja jonë për Turqinë do të vazhdojë

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, gjatë konferencës ditore foli rreth hapave të hedhura nga Turqia në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se mbështesin hapat e Turqisë për të pastruar DAESH-in në kufirin e tyre me Sirinë, Earnest tha: “Ka shumë rrugë ku SHBA-ja mund të mbështesë Turqinë. Njëra nga këto rrugë është dhe ndihma me forcat speciale të SHBA-së.”

Earnest në fjalën e tij tha se krahas koalicionit me forcat ajrore përkrah Turqisë në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” do të jenë edhe forcat speciale tokësore të SHBA-së. Ai theksoi se mbështetja e SHBA-së ndaj Turqisë do vazhdojë.

Duke vënë theksin tek rëndësia e pastrimit të elementëve të DAESH-it në kufi në mënyrë që të marrë fund kërcënimi i kësaj organizate në Turqi, Earnest në vijim të fjalës së tij duke prekur edhe çështjen e ndihmave humanitare theksoi rëndësinë e dërgimit të tyre në vendet me probleme për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Ai tha gjithashtu se derisa Rusia të mos rrisë presionin ndaj Asadit në mënyrë që ndihmat humanitare të shkojnë në rajonet problematike, nuk mund të ketë bashkëpunim ushtarak në Siri me Rusinë.

Nga ana tjetër edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby, gjatë konferencës ditore për shtyp është shprehur se “Mbështesim Turqinë në përpjekjet për sigurimin e kufirit të saj dhe se besojmë se deri më tani kjo gjë ka qenë e suksesshme.”

Kirby ka theksuar gjithashtu se mbështesin të gjitha përpjekjet e vendeve anëtare të koalicionit në luftën e tyre për të zhdukur DAESH-in. ​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button