“Shkova në Bruksel për të nxjerrë gështenja nga zjarri”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se bisedimet në Bruksel nuk janë të këndshme, dhe se ishte atje “për t`i nxjerrë gështenjat nga zjarri”.

Sipas tij delegacioni serb arriti që ta zgjas edhe për pesë vjet të tjera afatin e përdorimit të tabelave për nga statusi neutral, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Gjuriq theksoi se nuk do të hiqen tabelat në pikëkalimet kufitare por do të vendosen mbi to mbështjellës të bardhë.

Ai shpjegoi se asgjë nuk ndryshon në procedurë kur udhëton në Kosovë me tabela të KM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button