Stamboll, në operacionet anti-terroriste arrestohen 24 të huaj

Në operacionet e skuadrave speciale të policisë në Stamboll të organizuara kundër organizatës terroriste DAESH, janë arrestuar 24 të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të arrestuarve është edhe siriani Azzov K. për të cilin thuhet se militantëve të cilët përgatiteshin për veprimtari terroriste u kishte siguruar mjete shpërthyese dhe municion. Azzov K. ishte fshehur në një objekt në lagjen Kyçykçekmexhe.

Lokali që ngjasonte si një restorant është shfrytëzuar si vend takim, ku ishin mbledhur anëtarët e organizatës terroriste dhe në të kishte shtretër dhe krevatë. Gjatë kontrollit është konfiskuar një sasi e madhe e dokumenteve të organizatës.

Gazetari i AA-së ka mësuar se nëntë prej tyre janë të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste DAESH, ndërsa 15 prej tyre janë dërguar nga vendet amë në Turqi për të shkuar në luftime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button