Prishtinë, kërkohet largimi Grabovcit edhe nga posti i deputetit

Ashtu siç ishte njoftuar, “#PROTESTOJ”, sot në orën 10.30, ka filluar protestën kundër skandalit që doli nga përgjimet e publikuara në të cilat protagonist është Adem Grabovci.

Protesta është mbajtur para Prokurorisë Speciale në Prishtinë, raporton Koha.net.

Qytetarët, me parulla e me brohoritje, kanë kërkuar dorëheqjen e Grabovcit edhe nga posti i deputetit.

Ata kanë thënë se Adem Grabovci gjatë paraqitjes së tij në prokurori për intervistim është tallur me prokurorinë.

Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi edhe për eprorët e tij partiakë e shtetërorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button