Qytetet në Kosovë të mbipopulluara – Prishtina në kaos

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, e konsideruar si një nga qytetet më të populluara, në bazë të të dhënave të dala nga regjistrimi i popullsisë ka rreth 200 mijë banorë, por vlerësohet se numri i banorëve që jetojnë në qytet është shumë më i lartë, shkruan REL.

Jozyrtarisht thuhet se Prishtina ka mbi 400 mijë banorë, një pjesë e madhe e të cilëve kanë banime të përkohshme të tyre edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Sipas shënimeve zyrtare të publikuara nga administrata komunale, mendohet se gjatë ditës në Prishtinë lëvizin mbi 500 mijë qytetarë.

Sipas të dhënave të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është 1.8 milion, nga të cilët mbi 600 mijë jetojnë në zonat urbane dhe mbi 1 milion në zonat rurale.

Dyndja e popullatës drejt qyteteve i ka mbipopulluar ato duke pamundësuar shndërrimin e tyre në qytete moderne me infrastrukturë të zhvilluar.

Shpërnguljet e mëdha të popullatës nga vendet rurale në ato urbane, nisën që prej para luftës dhe qytetet, e posaçërisht Prishtina, u shndërruan në punishte me ndërtesa të shumta që ende nuk janë kryer.

Disa të ndërtuara sipas planit urban, një pjesë e madhe e tyre pa ndonjë planifikim dhe të ngritura edhe në zona ku kanë shkaktuar probleme.

Qytetarët të cilët jetojnë në lagjet e Prishtinës, ku ndërtesat e banimit pothuajse janë ngjitur njëra më tjetrën, thonë se banimi në këto ndërtesa është bërë gati i papërballueshëm.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button