Besimi: Maqedonia do të ketë ambasada të përbashkëta edhe me Shqipërinë dhe Kosovën

Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi deklaroi se Maqedonia do të ketë ambasada të përbashkëta edhe me Shqipërinë dhe Kosovën, nëse ky model bashkëpunimi ndër-diplomatik mirëpritet nga të gjitha vendet e rajonit. Në emisionin ‘Rubikon’ të  televizionit kosovar, KTV, Besimi mohoi që Maqedonia të ketë arritur tashmë marrëveshje me Serbinë, pasi siç tha, kjo nuk është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme. Besimi theksoi se bashkëpunimi i tillë parashikon shfrytëzim të objekteve të njëjta dhe jo diplomaci të përbashkët. 

 “Nuk mund të mendohet që Maqedonia të ketë ambasada apo zyra të përbashkëta me Serbinë dhe Bullgarinë dhe mos të ketë me Shqipërinë dhe Kosovën, është e pamundur…Mund të bëhet para me Kosovën dhe Shqipërinë dhe nëse kushtet përcaktojnë me Bullgarinë ose Serbinë nëse shkohet si qasje e përbashkët rajonale”, deklaroi Famtir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Nisma rreth ambasadave të përbashkëta të vendeve të Ballkanit, e cila nxiti debate të nxehta të opinion, u paralajmërua nga Ministri i Jashtëm serb Ivan Mërkiq. Ai the se Beogradi është afër arritjes së marrëveshjes së tillë me Shkupin dhe Podgoricën. Këtë nismë e konfirmoi edhe kryeministri Gruevski, i cili tha se prapavija e përfaqësive të përbashkëta diplomatike është financiare dhe assesi politike

Lajme të ngjashme

Back to top button