Vuçiq në Francë: Kam frikë nga destabilizimi i Ballkanit

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç sot në Paris u takua me kryeministrin e Francës Manuel Valls, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh, integrimin evropian, situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, situatën e sigurisë në Evropë dhe luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Valls theksoi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Francës, sidomos në aspektin e bashkëpunimit ekonomik.

“Franca mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane dhe dëshiron të marrë pjesë në progresin tuaj ekonomik”, tha Valls, njofton shërbimi për shtyp i Kryeministrit të Serbisë.

Gjithashtu, Valls i përcolli Vuçiçit dëshirën e presidentit francez François Hollande për ta vizituar Serbinë në një afat sa më të shpejtë dhe theksoi se kjo “do të ishte fillim i mirë i fazës së re në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e një numri të madh të ndërmarrjeve të mesme për të investuar në Serbi”.

Gjatë takimit, Vuçiç ka thënë se Serbia ka nevojë për numër sa më të madh të kompanive franceze dhe se tani është momenti i duhur për realizimin e një epoke të re në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis vendeve të tyre, për çka do të bisedoj edhe me investitorët francezë në një takim që do të mbahet në Beograd, në nëntor të këtij viti.

“Herën e kur u takuam parë dy vitesh, Serbia nuk ishte ekonomikisht e fortë. Tani është”, ka thënë Vuçiç dhe e njoftoi Valls për reformat ekonomike, të cilat janë zbatuar në dy vitet e fundit në Serbi.

“Nuk jam më i shqetësuar për zhvillimin ekonomik të Serbisë. Frika ime më e madhe është destabilizimi i Ballkanit, dhe pikërisht për këtë roli i Francës në rajonin e Ballkanit Perendimor është shumë i rëndësishëm dhe mbështetja e saj për euro-integrimet e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button