SHBA, policia vret një 13-vjeçar i cili u kërcënua me revole me ajër

Policia në shtetin federal amerikan Ohio ka vrarë një 13 vjeçar pasi nxorri revolen e cila, siç doli më vonë, ka qenë me ajër, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi të mërkurën vonë në qytetin Columbus. Nga policia theksuan se u lajmëruan prej një personi të cilit i ishte afruar një grup meshkujsh duke i kërkuar para.

Njëri prej tyre gjoja ka poseduar armë. Siç bëhet e ditur, policët më vonë gjetën tre persona të cilët i përgjigjeshin përshkrimit të viktimës dhe tentuan të bisedojnë me to.

Policët i përcolli deri te një rrugë e qytetit kur një nga të dyshuarit nxorri revolën pas çka njëri nga nëpunësit policor shtiu me armë zjarri.

I dyshuari, i cili më vonë u identifikua si 13 vjeçari Tyree King, u transportua në spital ku me vonë ndërroi jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button