ASHMAA dhe KSHZ u takuan lidhur me zgjedhjet e ardhshme

Anëtarët e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dhe të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot mbajtën takim për informim të ndërsjelltë dhe vazhdim të bashkëpunimit në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor.

Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë dhe KSHZ-së bazohet në Memorandumin për bashkëpunim të nënshkruar në shkurt të këtij viti.

“Kemi pritje që ai bashkëpunim i shkëlqyeshëm që ishte në prill dhe në maj të vazhdojë. Ne i jemi shumë mirënjohës KSHZ-së sepse shumë herë kur kishim dilema juridike, na doli në ndihmë me interpretime të Kodit zgjedhor dhe na ndihmoi të sjellim vendime të vërteta. Ndihma e cila do të na duhej eventualisht në këtë periudhë të rëndësishme kur duhet të zbatohen zgjedhjet e 11 dhjetorit, të përfundojë kriza politike, bashkëpunimi do të jetë i domosdoshëm, ndihma e domosdoshme. Do të japim maksimumin si Agjencia, ashtu edhe KSHZ-ja që të mos jemi kurfarë pengese për zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike”, deklaroi drejtori i Agjencisë për Mediume, Zoran Trajçevski.

Përveç kornizës juridike dhe kapaciteteve institucionale, sipas kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, bashkëpunimi i ndërsjelltë ndërmjet institucioneve është faktor kyç për sigurimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Prej fillimit të monitorimit të raportimit medial në prag të zgjedhjeve të dhjetorit të këtij viti, Agjencia sërish filloi t’i parashtrojë KSHZ-së raporte javore për të gjitha aktivitetet e ndërmarra. Me filimin e fushatës do të dërgohen raporte ditore. Të gjitha materialet e marra nga Agjencia, KSHZ-ja i publikon në ueb faqen e vet.

Për qarkullim më të thjeshtë të informatave, Agjencia në ueb faqen e vet vendosi baner për Zgjedhjet në dhjetor të këtij viti, në të cilin do të publikohen të gjitha raportet të cilat i parashtrohen KSHZ-së, si dhe dokumente, materiale, të dhëna dhe informata lidhur me procesin zgjedhor, prëfshirë edhe raportet nga monitorimi dhe nga shkeljet dhe propozime e vazhdueshme për veprim nga Komisioni i përkohshëm për ndjekje të prezantimit medial. Për të gjithë anëtarët e KSHZ-së dhe për sekretarin e përgjithshëm, informatat, si edhe deri më tani, do të parashtrohen me anë të postës elektronike.

Të shtunën, siç tha Trajçevski, do të jetë gati Raporti i ri nga monitorimi i mediumeve, që do të parashtrohet nga trupi ad-hok, i cili ka afat prej tre ditëve të deklarohet për të. Deri më tani Agjencia nuk ka parashtruar parashtresa lidhur me raportimin e mediumeve, përveç, siç tha njeriu i parë i Agjencisë, parashtresa nga një medium i cili ishte përmendur në kontekstin negativ nga ana e një anëtari të Trupit të përkohshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button