Meshkujt i duan këto lloje të femrave

Meshkujt nuk parashtrojnë pyetje kur e kanë marrëdhënien intime në plan të parë, por kur është në pyetje dashuria situatë është më ndryshe. Shpesh ndodh që të dashurohen në femra që i kanë takuar në pushim, femra që i kanë takuar rastësisht, dashuria e fëmijërisë – ajo e vërteta.

Dashuria e fëmijërisë

Të gjithë e kemi patur dashurinë e parë që nga shkolla fillore – me kapje duarsh dhe shikime enigmatike. Përveç kësaj, të gjithë e kemi kaluar atë momentin e tmershëm të ndarjes së parë.

Dashuria në film

Secili mashkull të paktën një herë në jetë ka qenë i dashuruar në ndonjë aktore, ndërsa me kalimin e viteve vetëm ndrojnë opcionet.

Kolegia e bukur në punë

Shumica e meshkujve asnjëherë nuk do ta pranonin se kolegia e tyre i ka lënë pa fjalë, por të dashurohesh në punë është një gjë krejtësisht normale, sepse atje kalojmë shumicën e kohës. Shumë nga këto dashuri madje edhe realizohen, edhe pse për pjesën më të madhe të meshkujve kjo gjë mbetet vetm një dëshirë.

Të dashuruarit në një takim të papritur

Ky moment mund të ndodhë kudo- në shitore, në park ose në autobus. Në çastin kur do ta shohin, meshkujt e ndjejnë se ka një tërheqje magnetike. Dhe sidomos kur ka flirt me shikime…

Ajo e vërteta

Ndodh që shpesh herë ta ndjejnë se e kanë gjetur gruan e vërtetë të jetës së tyre që në momentin kur e shohin atë.

Femra e rrezikshme

Secilit mashkull të paktën një herë në jetë ia ka tërhequr vëmendjen ndonjë vajzë e rrezikshme e cila është e tëra e mbuluar me tatuazhe dhe pirsing.

Romanca në pushim

Pushimi vjetor, vera, plazha – a ka ndonjë moment më të mirë se ky për tu lishuar pasioneve? Aspak mos mendoni se çfarë do të ndodhë më tutje, sepse nuk jeni nga qyteti apo shteti i njejtë. Thjesht, kënaquni!

Dashuria e ndaluar

Kjo është një lloj dashurie e mundimshme, sepse zakonisht ekziston një dozë e mjaftueshme morale që i ndalon mos ta marrin të dashurën e shokut ose të mashtrojnë ndonjë grua të martuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button