Saliu dhe tre deputetë nga Maqedonia në lutjet e mëngjesit në Amerikë

Në ceremoninë e përvjetshme në Washington, e quajtur Lutja e mëngjesit do të merr pjesë nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë, Suzana Saliu. Nga Maqedonia përpos saj do të shkojnë dhe deputetët Silvana Boneva, Vladimir Gjorçev dhe Andrej Petrov.

Ceremonia mbahet me datë katër deri me shtatë shkurt dhe për të 62-tën herë anëtarët e Kongresit dhe presidenti i SHBA-ve së bashku me zyrtarë tjerë të lartë amerikan, diplomat dhe miq nga më shumë se 140 vende të botës tubohen në një mëngjes të përbashkët për t’u lutur dhe falënderuar për miqësinë dhe mirëqenien për njeri tjetrin. 

Lutjet e mëngjesit në Washington janë një tubim tradicional kombëtar amerikan në të cilin  me ftesë të kongresistëve marrin pjesë zyrtarë të ndryshëm nga e gjithë bota. 

Lajme të ngjashme

Back to top button