Tahiri: Nesër vazhdon dialogu në Bruksel

Tahiri edhe njëherë ka këmbëngulur se marrëveshja për targat është arritur javën e kaluar

Gjatë dy ditëve të ardhshme, do të vazhdojnë bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut teknik të të dyja vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë të ditur ministria për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka njoftuar se në agjendë të këtyre takimeve do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se në takimin e nesërm grupi punues për lëvizjen e lirë do të ketë në fokus heqjen e tabelave të mbetura ilegale të cilat ende qarkullojnë në komunat veriore të vendit.

Sipas komunikatës, Tahiri edhe njëherë ka këmbëngulur se marrëveshja për targat është arritur javën e kaluar, ani pse një gjë e tillë është mohuar nga Brukseli dhe Beogradi.

“Ministrja Edita Tahiri, njëherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar, ndërsa në takimin e nesërm takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button