“Lagjja e Trimave” e Kumanovës e lënë në harresë

Ndonëse ka kaluar rreth një vit e gjysmë nga incidenti i armatosur në “Lagja e Trimave”, problemet me infrastrukturën në këtë vendbanim ende nuk janë tejkaluar. Edhe përkundër premtimeve të shumta, në këtë zonë akoma nuk është bërë asfaltimi i rrugës. Banorët ankohen se me fillimin e reshjeve rruga zhytet në baltë ndërsa lëvizja e tyre vështirësohet shumë, njofton Alsat-M.

Kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski muaj më parë kishte deklaruar se asfaltimi i rrugës do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve për rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, megjithatë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në këtë vendbanim që u shkatërrua në masë të madhe nga luftimet e majit vitin e kaluar, procesi rindërtimit të shtëpive po shkon drejt fundit dhe gati të gjitha familjet janë kthyer në lagje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button