Ndryshime në jurinë e The Voice of Albania, kush do të jetë anëtari i ri?

Olti Curri, në Fanpage-n e tij, pak më parë ka lajmëruar se mund të jetë Era Istrefi anëtarja e katërt e jurisë së The Voice of Albania 6. Siç shkruan ai, lajmi nuk është ende zyrtar, por nga burime të afërta pranë këngëtares, mësohet se Era do të jetë gjyqtarja e re. Po ashtu, Olti shkruan se në jurinë e spektaklit të zërave të rinj do të ketë ndryshime të tjera.

“Era Istrefi gjyqtare?”

Nuk është ende zyrtare, por nga njerëz afër këngëtares kanë dalë zëra se ajo mund të jetë një nga gjyqtaret e zërave të rinj në spektaklin e TCH “The voice of Albania 6”. Ndërkohë që presim për hitin e saj të radhës në planin ndërkombëtar, Erën mund ta shohim duke shtypur butonin e kuq në spektaklin e udhëhequr edhe këtë vit nga Ledion Liço.

Flitet gjithashtu se do të ketë disa zëvendësime në jurinë e vjetshme, nga ku vetëm Genc Salihu nuk do të lëvizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button