Banorët në protesta, Çerkezi një javë pa energji elektrike

Qindra banorë të fhsatit Çerkez të Komunës së Likovës, kanë protestuar sot, duke bllokuar rrugën kryesore që lidh të gjitha fshatrat e kësaj Komune, njofton SHENJA.

Banorët janë revoltuar pasi tashmë një javë ky fshat është pa rrymë. Ata kërkojnë nga EVN që menjëherë ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike dhe ky fshat të furnizohet me energji sa më shpejtë, në të kundërtën protesta do të radikalizohet.

Protesta më masive janë paralajmëruar edhe për nesër, thone për SHENJA banorët e Çerkezit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button