Kosovë, nuk arrihet marrëveshja për targat e makinave

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kociançiq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk është arritur marrëveshja për targat e makinave, transmetojnë mediet kosovare.

“Po bisedohet për këtë, por janë të nevojshme përpjekje dhe bisedime shtesë”, ka thënëKociançiq.

Ndërkohë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar më herët se është arritur marrëveshja për reciprocitetet në lidhje me tabelat e makinave, sipas modelit të Greqisë dhe Maqedonisë, që nënkupton vendosjen e tabelave ngjitëse mbi ato ekzistuese për veturat që qarkullojnë nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button