Erdogan dhe Putin, ja se çfarë kanë biseduar në telefon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin janë pajtuar të enjten të intensifikojnë përpjekjet për të bindur palët në konfliktin e Sirisë për armëpushim në Halep, raporton Anadolu Agency. (AA).

Dy liderët në një bisedë telefonike kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet e fundit në Siri, thonë burime nga kabineti presidencial të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.

Erdoğan ka theksuar rëndësinë e implementimit të shpejtë të një armëpushimi në Halep, qytet ky që i është nënshtruar një rrethimi shkatërrues.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për operacionin “Mburoja e Eufratit” duke u pajtuar bashkërisht për nevojën e eliminimit të DAESH-it dhe grupeve të tjera terroriste përgjatë kufirit me Turqinë, që njëherësh është synimi i operacionit në veri të Sirisë.

Erdoğan tha se banorët e Jarabulusit dhe al-Rai kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Gjatë bisedës telefonike u diskutuan edhe për lidhjet ekonomike midis Turqisë dhe Rusisë, duke përfshirë bashkëpunimin e sektorit të energjisë dhe projektet e “Rrjedhës Turke”, si dhe rinisjen e fluturimeve çarter midis dy vendeve.

Sipas burimit të lartpërmendur, Erdoğan dhe Putin nënvizuan se janë të kënaqur me ritmin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Rusisë pas një pauze të shkurtër shtatë-mujore, si rezultat i aftësisë së udhëheqësve për të zgjidhur shpejt çështjet të cilat u prekën gjatë takimeve në Shën Petersburg dhe në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button