Kosovë, Ministri i Integrimit Europian Bekim Çollaku jep dorëheqjen

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku ka dhënë dorëheqje. Vendimin për dorëheqje, Çollaku e ka thënë gjatë një konference për mediat. “Kam vendosur ta lë pozitën e Ministrit,dhe për këtë jam konsultuar me kryeministrin dhe presidentin”, ka thënë Çollaku, shkruajnë mediat kosovare.

“Unë po largohem nga kjo pozitë e po shkoj në një institucion tjetër që do të jap kontribut më të madh. Edhe pse pozita do të jetë ndryshe e do të jem vetëm një nga këshilltarët e presidentit, kontributi do të jetë edhe më i madh”, theksoi Çollaku.

Çollaku tha se nëse Kuvendi e miraton çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kosovarët mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen deri në fund të vitit.

Pas dorëheqjes, Çollaku ka konfirmuar se do t’i bashkohet ekipit të presidentit Hashim Thaçi. Dorëheqjen e Çollakut e ka miratuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një komunikate për media e ka vlerësuar angazhimin e ministrit Çollaku në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button