Taleski nga paraburgimi shtëpiak shpall konkurs për drejtor në NPK “Niskogradba”

Kryetari i Komunës së Manastirit Vlladimir Taleski, nga paraburgimi shtëpiak ka nënshkruar shpalljen e konkursit për drejtor në Ndërmarrjen Publike Komunale “Niskogradba” nga Manastiri. Në konkursin e shpallur në internet “Gjejë punë” më 3 shtator është shpallur konkursi me numrin 670323, ku qëndron se kryetari i Komunës së Manastirit ka shpallur konkurs për drejtor të NPK “Niskogradba”, Manastir. Konkursi zgjat deri më 9 shtator, transmeton Portalb.

Pozicioni i drejtorit në këtë ndërmarrje ka kohë që është temë e kritikave në opinionin publik të Manastirit. Para disa muajve këshilltarja në Komunën e Manastirit, nga radhët e VMRO-Popullores, Gabriela Ilievska, ka akuzuar drejtorin aktual, Kire Krtevski se dy here radhazi ka marr vendim jo ligjor për ta kryer funksionin e drejtorit.

Ilievska, pas shpalljes së konkursit të ri, pyet se si mund Taleski nga paraburgimi shtëpiak të vazhdojë të sillet në mënyrë të paligjshme.

“Dua publikisht të parashtrojë dy pyetje. E para, a do t’i thirr në shtëpi kandidatët për drejtor e t’i intervistojë, ose sikur deri më tani, në mënyrë jo ligjore nga shtëpia do të nënshkruajë vendim për ushtrues detyre, me qëllim që drejtori i deritanishëm të vazhdojë të qëndrojë në pozicion. Sipas meje, çfarëdo që të bënë Taleski është e kundërligjshme”, vlerëson Ilievska, transmeton Portalb.

Këshilltarja Ilievska para 10 ditëve ka parashtruar kërkesë deri të Prokuroria Speciale Publike (PSP), Gjykata Themelore Shkupi 1, Gjykata e Apelit në Shkup dhe deri të Komisioni Juridiko –ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të tregojnë nëse Taleski nga shtëpia mundet të udhëheq me komunën dhe të nënshkruajë dokumente zyrtare. Deri më sot ajo nuk ka marr asnjë përgjigje.

Gjykata Penale e Shkupit në fund të muajit qershor, të këtij viti, kryetarit të manastirit i caktoi paraburgim shtëpiak si të dyshuar të parë në rastin “Transporteri”, që e ka hapur PSP.

Taleski dhe 22 persona tjerë, në lëndën që ka hapur PSP, dyshohen se kanë bërë keqpërdorime me transportin e nxënësve në Manastir në vlerë prej 360 mijë eurove./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button