Arritje historike, anija kozmike OSIRIS-REx me sukses u nis drejtë asteroidit (VIDEO)

Administrata Kombëtare e Hapësirës dhe Aeronautikës (NASA) ka lançuar anijen kozmike OSIRIS-REx drejt asteroidit të quajtur Bennu për të mbledhur mostra shkëmbinjsh.

Sipas deklaratës nga NASA, OSIRIS-REx është lançuar me raketë Atlas më 8 shtator, e enjte, në orën 19:05 sipas kohës lokale, në Bazën Cape Canaveral në shtetin e Floridas në SHBA.

Planifikohet që OSIRIS-REx të arrijë në asteroidin Bennu në vitin 2018.

Anija kozmike në fjalë, pas hartimit të mapës së Bennu, i cili është me diametër 500 metra dhe i cili është zgjedhur në mesin e 500 mijë asteroidëve të tjerë meqë është më afër tokës, do të fillojë të mbledhë mostra shkëmbinjsh nga sipërfaqja e tij.

Pas mbledhjes së mostrave, pritet që OSIRIS-REx të largohet nga Bennu në vitin 2021 dhe të arrijë sërish në tokë në vitin 2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button