Gashi: Kosova vend i pazhvilluar, po i largon investitorët

Kosova është vend i pazhvilluar që karakterizohet me qeverisje jo demokratike dhe këto elemente, po bëjnë që vendi të mos jetë tërheqës për investitorët e huaj, njofton KlanKosova.

Kështu mendon analisti politik Astrit Gashi, i cili në një diskutim mbi imazhin e Kosovës jashtë vendit në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, po ashtu ka thënë se duhet ta njohim botën me vendin tonë.

“Nuk kemi arritur ta zhvillojmë vendin dhe kjo vjen në shpërputhje me atë që tentohet të ndërtohet jashtë. Kemi një Kosovë të pazhvilluar dhe me nivel të lartë korrupsioni”.

“Një pjesë e mirë e botës është totalisht e painformuar për Kosovën. Për disa kompani, vendi as nuk është i vërejtshim”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se lajmet e këqija të cilat jepen për Kosovën në mediat e huaja, e dëmtojnë imazhin e vendit, por jo aq shumë sa korrupsioni dhe mungesa e respektimit të ligjeve.

“Sigurisht që lajmet e këqija e kanë efektin më të madh se lajmet e mira, por kjo s’është e tëra. Edhe në Bruksel e Londër shohim protesta të dhunshme, që s’kanë efekt negativ. Ne kemi nevojë ta bëjmë vendin të njohur për të tjerët dhe jo për keq. S’kemi sundim të ligjit, s’kemi qeverisje demokratike dhe s’kemi strategji për zhvillimin e vendit. Nuk është e mundshme që Kosova të ketë imazh të mirë jashtë, pa e pasur brumin e mirë brenda”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button