Kocijancic demanton themelimin e ekipit për Asociacionin e komunave serbe

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijancic, ka demantuar lajmet se është diskutuar çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të dialogut teknik që po zhvillohet në Bruksel, raporton “Zeri.info”.

Lajmi ishte konfirmuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq.

Bazuar në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, thuhej se emërimi i ekipit menaxhues është bërë në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nën mbështetje të plotë të bashkëpunëtorëve ndërkombëtar duke përfshirë OSBE-në dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të koordinojmë këtë proces në mënyrë adekuate dhe rregullisht do të informojmë opinionin publik për të gjitha aktivitetet.

Themelimi i këtij ekipi, thuhej se bazohej në marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut midis Prishtinës deh Beogradit në Bruksel.

Por Kocijancic ka thënë se BE-ja do të takoj menaxhmentin e ekipit dhe palë tjera të interesuara nga Kosova, në një të ardhme në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

“Në lidhje me lajmet e sotme në mediat serbe që ka të bëj me vizitën e menaxhementit të ekipit në Bruksel, dua të shprehem si në vazhdim; Asociacioni nuk ishte në agjendën e bisedimeve sot, as gjatë kësaj jave. BE-ja do të takoj menaxhmentin e ekipit dhe palë tjera të interesuara nga Kosova, në një të ardhme në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe që do të diskutohet në Bruksel”, ka thënë Maja Kocijancic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button