Obama: Zvogëlim i tensioneve rreth Detit jugor kinez
![Barack Obama](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/08/thumbs_b_c_367f43d63a27bed2358633bc801766ae.jpg?fit=863%2C485&ssl=1)
Presidenti amerikan Barak Obama, i cili në Laos merr pjesë në Samitin e vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), deklaroi se SHBA-ja dëshiron në mënyrë konstruktive të punohet në zvogëlimin e tensioneve në Azinë juglindore dhe Kinë rreth Detit jugor kinez.
Në mbledhjen në Laos, Obama theksoi se vendimi i mëparshëm i gjykatës së Kombeve të Bashkuara është obligues dhe se i sqaron çështjet rreth të drejtave detare. Ai thotë se kupton që liderët i kanë ngritur tensionet, por që dëshiron kontestet të zgjidhen në mënyrë të qetë, ndërsa ai do të vazhdojë të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve kontestuese.