Shkarkohet kryeministri i Kazakistanit

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev e ka shkarkuar kryeministrin Karim Masimov dhe e ka emëruar atë në postin e kryetarit të Komitetit Kombëtar për Siguri.

Dekreti është publikuar sot në faqen zyrtare të presidentit.

Zëvendëskryeministri Baqytzhan Saghyntaev është emëruar kryeministër në detyrë i Kazakistanit.

Në dekretin presidencial thuhet se anëtarët e qeverisë duhet të vazhdojnë të përmbushin detyrat e tyre deri sa qeveria e re të formohet.

Masimov, 51-vjeç, ka shërbyer në postin e kryeministrit që nga prilli i vitit 2014.

Ai më herët kishte qenë në po të njëjtën pozitë prej janarit 2007 deri në shtator të vitit 2012. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button