Banorët e Çairit të brengosur ndjekin parashikimin e motit (FOTO)

Përderisa meteorologët paralajmërojnë mot jostabil dhe me shi, banorët e lagjes së Serovës në Çair janë në ankth pasi që shpesh herë një shi i vogël atyre mund të ju shkakton dëm.

“Ka shumë ndërtime të reja, kanalizimet nuk janë si duhet dhe nj shi i vogël bën shum problem të neve, menjëherë mbushen rrugët dhe ne duhet të vendosim dërrasa apo diçka te dera për të mos na hyjë uji”, tha Ramdan Halimi, banor.

Serovë, Çair
Serovë, Çair

“Natën gjumin nuk mund ta bëjmë si duhet kur e dimë se jashtë bie shi. Mos e dhashë zoti të përsëritet ajo e Hasanbegut, mirëpo edhe neve kemi pas gjithnjë probleme me ujin, fatmirësisht pasoja në njerëz nuk ka pas, por dëme materiale plot”, tha Iusuf Saiti, banor.

Serovë, Çair
Serovë, Çair

“Deri sa të stabilizohet moti ne do jemi në ankth, që të gjithë pa marrë parasysh se a kemi shtëpi të mira apo me të këqija, problemi është me kanalizimin në rrugët, numri i banorëve dukshëm është më i madh se kapaciteti i kanalizimeve dhe kjo shkakton kthim të ujit nga pusetat të cilat në vend se ta marrin ato e kthejnë mbrapsht”, tha Agim T., banor.

Ndërkaq nga komuna e Çairit kohë më parë thanë se ka pasur ankesa dhe se Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet është krijuar dhe ka filluar punën.

LEXO MË SHUMË:

Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)

Sërish vërshime në Çair (FOTO)

Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve

Komuna e Çairit nuk çan kokën për familjen Limani

Limani: Kemi mbetur në rrugë, ndihmat nga komuna askund

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button