Kallëzim penal kundër kryetarit të Kumanovës

SPB – Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kumanovës Zoran Damjanovskit, L.L.S. (52) – udhëheqëse e Sektorit për Urbanizëm dhe V.L. (62), udhëheqës i Sektorit për Inspektim Mbikëqyrës në Komunën e Kumanovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, njofton Portalb.

MPB deklaroi se Damjanovski në nëntor të vitit 2008 i ka tejkaluar kompetencat e tij kundër ligjit për ndërtim dhe për rrugë publike, gjatë së cilës është miratur dhe lëshuar në përdorim udhëkryqi i rikonstruuar në Kumanovë mes bulevardeve “Brigada e Tretë Çlirimtare Maqedonase” dhe “Revolucioni i Tetorit” dhe rrugëve “Branko Bodanski” – Gucman, edhe pse sipas MPB-së, e ka ditur  dhe ka qenë i obliguar që për veprimin e bërë është dashur të merr leje.

MPB shton se e paraqitura e dytë, L.L.S. me moskryerjen e detyrës së saj, ka kërkuar miratim për dokumentim teknik në lidhje me shenjat e komunikacionit dhe sinjalizimit të komunikacionit nga MPB dhe RM. Gjithashtu shtojnë nga MPB, se e paraqitura e tretë V.L. duke mos e kryer detyrën e saj zyrtare, nuk a kërkuar punësim për inspektor komunal për rrugë publike, as nuk ia ka dhënë detyrat për punët ndonjërit tjetër nga sektori i saj.

Për shkak kësaj, sipas MPB-së, në periudhën prej lëshimit jo-zyrtar në përdorim të udhëkryqit e deri më sot, kanë ndodhur 31 aksidente komunikacioni, në të cilat kanë humbur jetën 3 persona, gjashtë persona kanë marrë me lëndime të rënda, 25 të tjerë me lëndime të lehta, ndërkaq dëmi material i përgjithshëm është 1.455.000 denarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button