25 vjet pavarësi me varësi!

Miq të dashur, 8 Shtatori shënon 25 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë. Njëkohësisht këto janë 25 vite të varësisë së shtetit në shumë dimensione.

Maqedonia këto dy dekada e gjysmë akoma nuk arriti të konsolidojë demokracinë e mirëfilltë, dhe të strukturohet me mekanizmat e plotë të shtetit me sundim të së drejtës. Nuk arriti të sendërtojë institucione me kapacitete të plota për zbatimin e ligjeve të vendit.

Ekonomia e vendit edhe pas tranzicionit ende nuk ka gjetur ngritjen e nevojshme për mirëqenien e qytetarëve të këtij vendi. Shteti është zhytur në borxh të jashtëm publik me shumë gallopante visavi bruto prodhimit vendorë. Truri, dhe të rinjtë nga ky vend me të madhe janë larguar për shkaqe të papunësisë dhe gjetjes së perspektivës së tyre dhe familjeve të tyre në vendet e BE-së. Shkalla e varfërisë dhe kriza sociale në këtë përvjetorë Maqedoninë e gjeti të ranguar sipas institucioneve relevante ndërkombëtare si vend me shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë. Në vazhdimësi këto vite, shteti nuk pati kapacitet të tejkalojë asnjë krizë të natyrave të ndryshme pa ndihmën dhe ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë në forma të ndryshme. Nuk u zgjodh kontesti lidhur me emrin me fqinj jugor, dhe akoma shqiptarët si komunitet i dytë nuk arriti të gjejë barazinë dhe statusin juridiko-politik të merituar. Integrimet për BE dhe NATO kanë ngecur në vend, bile vendi rrezikon të humbë edhe statusin kandidatë për në Bashkimin Evropian.

Ky përvjetorë Maqedoninë e gjeti në krizën më të thellë politike dhe institucionale, falë sundimit kriminal të koalicionit qeveritarë VMRO-BDI në dekadën e fundit. Sipas teorive shkencore politike, shteti aktualisht vlerësohet juridikisht dhe politikisht i dështuar, zgjidhja për këndellje ka filluar me Marrëveshjen e Përzhinës.

Maqedonia është në momentumin ose të ridefinimit të sistemit tani më të kollabuar nga krimi dhe shpërdorimi, ose në fillimin e zhbërjes së shtetit. E gjithë kjo të shtynë të mendosh se 25 vjet të pavarësisë janë edhe vite të varësisë në shumë dimensione!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button