Daçiç: Ende larg normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën

Duam paqe e stabilitet në rajon, tha Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daҫiҫ për DW. Sipas tij,  Prishtina nuk i përmbush detyrimet që dalin nga procesi i normalizimit. Gjithsesi, normalizimi nuk don të thotë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

I pyetur se si janë marrëdhëniet me Kosovën dhe se kur do ta pranojë Serbia realitetin e një Kosove të pavarur, Daҫiҫ u përgjigj: “Çështja e Kosovës nuk është e natyrës politike, por është një problem i së drejtës ndërkombëtare. Serbia nuk mund të pranojë që të jetë legale, kur një pjesë e territorit të saj pretendon pavarësimin pa miratim. Nesër kjo mund të kërkohet në një pjesë tjetër të botës. Merrni për shembull Katalonjën, në Spanjë. Ata duan ta përsërisin shembullin e Kosovës, pa miratimin e Madridit. E dini, zëvendëskryetarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland më tha se, SHBA investojnë prej rreth 20 vjetësh në pavarësinë e Kosovës. Unë e pyeta se si është e mundur kjo, kur në këtë kohë, SHBA e mbështesin edhe sovranitetin e Serbisë. Ajo tha: „Po, ne e kemi mbështetur vërtet sovranitetin e Serbisë, por pa Kosovën“. Unë iu përgjigja: „Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov më ka thënë të njëjtën gjë, – Rusia respekton sovranitetin e Ukrainës por pa Krimenë.“ Pra ҫfarë mund të bëjmë ne? Ne duam t’i zgjidhim këto probleme, por nuk mund të zhvillojmë një politikë të veprimeve të njëanshme. Serbia ka interesat e veta, dhe kemi bërë shumë në dialogun me Prishtinën. Por Prishtina nuk i përmbush detyrimet që dalin nga procesi i normalizimit. Jemi ende shumë larg normalizimit të marrëdhënieve. Por normalizimi nuk përmban as edhe një grimë brenda, që ne do njohim pavarësinë e Kosovës.”

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button