Rita Ora, nga “ari” në “argjend” (Foto)
Ylli kosovar në Britaninë e Madhe, Rita Ora duket se dëshiron të komentohet jo vetëm për produksionet e saj muzikore por kryesisht për pamjen e jashtme.
Ajo është shfaqur në eventin “Glamour of Italian Fashion 1945-2014”, i cili zhvillohej në ambientet e “Victoria & Albert Museum” në Londër.
Përveç ngjyrës së flokëve bënte mjaft përshtypje edhe fustani i gjatë dhe i çuditshëm i këngëtares.
Ndërkohë mediat e huaja e kanë krahasuar këtë pamje të Orës me veshjet për Halloween.