Lëshohen në qarkullim dy monedha për qëllime koleksionuese

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë i lëshoi në qarkullim monedhat për qëllime koleksionuese “Viti i gjelit ­ gjel me ëngjëll” dhe “Viti i gjelit ­ erëtregues me gjel”.

Këto monedha janë përpunuar nga argjëndi Ag 925, me peshë të argjëndit prej 28,28 g, pastërti të argjëndit 26,16 g dhe në formë qarkore me dimensione 38,61 mm.

Çmimi i monedhave “Viti i gjelit ­ gjel me ëngjëll” dhe “Viti i gjelit ­ erëtregues me gjel” është 3.500,00 denarë. Monedhat për qëllime koleksionuese janë lëshuar në qarkullim nga Banka Popullore me mjete ligjore për pagesë në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button