Barazime në “Old Traford” dhe “Camp Nou”

Manchester Utd si vendas barazoi 1:1 me kampionin në fuqi, Bayernin nga Munihu, sikurse edhe Barcelona në “Camp Nou” (1:1) me Atletico Madridin, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League në futboll.

Bayerni nga Munihu ka pasur në posedim topin, por ekipi i Manchester Utd si gjithmonë, edhe kësaj here u tregua i papërshtatshëm. Në minutën e 58-të, futbollisti Vidiq kaloi në epërsi 1:0 “Djajtë e Kuq” pas asistimit të Rooneyt, duke sjell gëzim të madh në stadiumin “Old Traford”. Trajneri bavarez, Pep Guardiola, e aktivizoi kroatin Manxhukiç në vend të futbollistit Muller, i cili solli fryt në lojë. Mandzukic ishte iniciator i barazimit, i cili asistoi deri te Schweinsteiger dhe ky shënoi për 1:1 në minutën e 67-të.Schweinsteiger në minutën e 90-të përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. Adnan Januzaj (Manchester Utd) dhe Xherdan Shaqiri (Bayerni) qëndruan në bankë pa iu dhënë asnjë minutë mundësi aktivizimi në fushë. 

Në ballafaqimin tjetër, në mes Barcelonës dhe Atletico Madridit nuk pati fitues, ku përfundoi me rezutat 1:1. Në minutën e 12-të, Pique i Barcelonës, u desh të lëshoi fushën për shkak të lëndimit, sikurse edhe sulmuesi më i mirë i Atletico Madridit, Diego Costa në minutën e 29-të. Ndeshje që u dominua nga Barcelona, por të parët në epërsi kaluan madridasit me golin e zëvendësuesit Diego pas asistimit të Gabit në minutën e 56-të. Barcelona pas pësimit të golit sulmoi me të gjitha forcat dhe barazoi rezultatin. Mesfushori Iniesta për mrekulli e gjeti brazilianin Neymar, i cili shënoi për 1:1. Atletico nxori rezultat pozitiv për sfidën e kthimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button