Përfundoi Samiti i Liderëve G20, ja çfarë u vendos

Në Samitin e Liderëve G20 i mbajtur në qytetin Hangzhou të Kinës u vendos për “rigjallërimin e tregtisë dhe investimeve globale”, raporton AA.

Presidenti kinez, Xi Jinping, në një konferencë shtypi pas seancës përmbyllëse të samitit ka bërë disa vlerësime në lidhje me vendimet e marra dhe çështjet e diskutuara.

Pasi ka theksuar se “forca e rigjallërimit në ekonominë botërore është e dobët”, Xi ka vënë në dukje nevojën për mbrojtjen e situatës ndërkombëtare të qëndrueshmërisë dhe asaj paqësore.

“Ashtu siç duhet të parandalohen rreziqet afatshkurtra, është e nevojshme që të nxirret në pah edhe potenciali afatgjatë dhe afatmesëm”, ka shtuar në fjalën e tij Xi Jinping.

Duke vënë në dukje se vendet G20 kanë vetëbesimin për stabilizimin e fuqishëm të ekonomisë globale, presidenti kinez ka theksuar se do të përshpejtojnë reformat strukturore dhe do të rritin menaxhimin ekonomik dhe financiar.

– Konvertim në modelin e zhvillimit inovativ

Pasi ka nënvizuar se kanë vendosur të rigjallërojnë investimet dhe tregtinë ndërkombëtare duke rritur luftën kundër evazionit fiskal presidenti kinez u shpreh se “Vendet e G20-tës kanë kuptuar më mirë nevojën për konvertimin e mekanizmit të ndërhyrjes në mekanizëm të menaxhimit më afatgjatë.”

Ndër të tjera ai ka theksuar se “G20 për të nxitur rritjen ekonomike globale është e vendosur që të zbatojë modelin e konvertimit në zhvillimin inovativ.”

Tema kryesore ku Presidenti Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në samitin e Liderëve G20 në Kinë ishte “ekonomia botërore inovative, rigjallëruese, lidhëse dhe gjithëpërfshirëse”. Me vendet G20 që kanë ekonomitë më të zhvilluara të botës në samit morën pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve si Çadi, Egjipti, Kazakistani, Laos, Senegali, Singapori, Spanja dhe Tajlanda të cilët ishin ftuar nga vendi organizator Kina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button