Maqedoni, Këshilli Gjyqësor zgjedhë 25 gjykatës të rinj

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë ka zgjedhur 25 gjykatës të rinj në Gjykatat e vendit. Një pjesë e gjykatësve të zgjedhur për në Gjykatat Themelore për herë të parë do ta ushtrojnë funksionin e gjykatësit pasi që e kanë kaluar trajnimin në Akademinë për Gjykatës dhe Prokuror Publike, përderisa për në Gjykatat më të larta kandidatët janë zgjedhur sipas kritereve të nevojshme – pikëve dhe përvojës si gjykatës, njofton Akademik, transmeton Portalb.

Më së shumti kandidatë janë paraqitur për 5 vende të lira në Gjykatën e Apelit në Shkup, gjegjësisht 68 kandidatë. Nga fushat e nevojshme, dy gjykatës janë për në fushën civile, një për në fushën penale dhe nga një për në fushën e tregtisë dhe për fushën marrëdhënie pune.

Për në Penale është zgjedhur Jani Niça, gjykatës në Gjykatën Themelore Shkupi 1, i cili ka përvojë pune mbi 30 vjet dhe për momentin punon në Departamentin për Krim të Organizuar. Për në fushën civile është zgjedhur gjykatësi Gjorgi Radojkov, i cili nga viti 1996 punon si gjykatës në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe ka më së shumti numër të pikëve. Sande Zikov është zgjedhur si gjykatës në fushën për marrëdhënie pune, ndërkaq Natasha Savova – Dimitrova për fushën e tregtisë, përcjellë Portalb.

Në seancën e sotme janë zgjedhur edhe 4 gjykatës fushës civile për Gjykatën Supreme. Për katër vende të lira kanë qenë të paraqitur 15 kandidatë. Prej tyre janë zgjedhur: Snezhana Bajllozova, Nadica Andreeva, Rahilka Stojkova dhe Stojançe Ribarev. Prej tyre si më e eksponuar është gjykatësja Bajlozova e cila fillimisht ka punuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ku ka udhëhequr disa lëndë, të cilat kanë qenë të njohura në publik, por edhe atë për Agim Krasniqin, që më pas u bë gjykatëse e Gjykatës së Apelit në Shkup. Ribarev vjen në vendin e kryetares së Gjykatës së Apelit të Shtipit.

Edhe pse kryetarja e Gjykatës së Apelit, Lidija Nedelkova, përpara pushimeve ka theksuar se mungojnë se paku 7 gjykatës në fushën civile dhe në atë penale, që të mundet të punojë Gjykata në mënyrë të azhurnuar, në seancën e sotme nuk janë zgjedhur gjykatës të cilët punojnë në fushën penale.

Kryetari u Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, thotë se gjatë zgjedhjet se gjykatësve është zbatuar rreptësishtë ligji për gjyqësor dhe kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët dhe s’është bërë sipas dëshirës së dikujt ose përkatësisë, ashtu siç kanë akuzuar shumë persona.

“Janë zgjedhur gjykatës me numër më të madh të pikëve. Ata kanë qenë në intervistë, është ndjekur puna e tyre dhe them se janë zgjedhur ata gjykatës të cilët janë më kompetentë dhe në pajtueshmëri me rregullativën ligjore të cilën patjetër duhet ta respektojmë”, thotë Karaxhovski.

Ai shton se Këshilli Gjyqësor është trup i pavarur i pushtetit të pavarur gjyqësor dhe paralajmërimi për zgjedhje nuk e ndalin të bëj zgjedhjen e gjykatësve të rinj. Edhe pse sot janë zgjedhur 25 gjykatës, Karaxhovski thotë se procedura për zgjedhje është e komplikuar dhe se përsëri mungojnë gjykatës në shumicën e gjykatave.

Me gjykatës të rinj u plotësuan edhe disa vende në gjykatat e Shkupit. Kështu që. Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, si gjykatës janë pranuar: Eroll Abdullahi, Veronika Stanoevska dhe Aleksandra Palesheska. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, gjykatës të rinj janë zgjedhur: Daniella Dimovska dhe Nenad Saveski. Dara Arsova është zgjedhur për gjykatëse në Gjykatën Themelore të Velesit, ndërkaq Ratka Dimitrova në Gjykatën Themelore të Strumicës. Të gjithë kandidatët vijnë nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, transmeton Portalb.

Për një vend në Gjykatën e Apelit në Manastir janë paraqitur 6 kandidatë, prej tyre, Anita Milloshevska është zgjedhur për gjykatëse në fushën penale. Për tre vende në Gjykatën e Apelit në Gostivar janë paraqitur 22 kandidatë prej të cilëve, Ali Aliu dhe Liljana Ickova janë zgjedhur për gjykatës në fushën civile, ndërkaq Hamdi Zendeli në fushën penale.

Për dy vende në Gjykatën e Apelit në Shtip, kanë konkurruar 15 gjykatës, prej tyre janë zgjedhur Suzana Zdraveva dhe Toni Delev. Në Gjykatën Administrative është zgjedhur gjykatësja, Elmedina Sulejmani – Asani, ndërkaq në Gjykatën e Lartë Administrative janë zgjedhur Emrie Zulberi dhe Rina Iseini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button