Kremlini: Putin dhe Obama diskutuan për Sirinë dhe Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, janë takuar gjatë samitit G20 në Hangzhou të Kinës.

Zyrtarët amerikanë thanë sot se detajet e takimit do të publikohen më vonë gjatë ditës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha reporterëve se Putin dhe Obama kanë diskutuar për Sirinë dhe Ukrainën.

Një zyrtar i lartë i administratës së Shteteve të Bashkuara privatisht u ka thënë mediave se takimi ishte “me tone serioze” dhe ka zgjatur më tepër se që parashihej. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button