LD: Të përsëritet procedura për “Spiunin”
Lidhja Demokratike konsideron se të gjithëve, ndaj të cilëve po zhvillohet procedura për rastin “Spiuni” duhet t’u jepet mundësi përmes përsëritjes së procedurës gjyqësore, qëndron në kumtesën e sotme me shklrim të partisë, në të cilën nënvizohet se tërësisht e respektojnë pavarësinë e prokurorisë në tërësi, si dhe prokurorinë speciale publike, por e ruajnë të drejtën demokratike për t’i komentuar vendimet.
Prokuroria speciale publike, ceket në kumtesë, e mori rastin “Spiuni” dhe sigurisht për atë ka bazë juridike, por edhe dëshmi dhe njohuri të fuqishme se Prokuroria publike apo gjykata ka bërë shkelje të ligjeve apo edhe më keq, kanë punuar nën presion dhe dirigjim të pushtetit.
“Nëse është ashtu, duhet të ketë gjykim të sërishëm, secili i dyshuar në procedurë transparente të mund t’i prezantojë të gjitha faktet dhe dëshmitë, të rivlerësohen dëshmitë dhe në tërësi akuzimet. Në këtë mënyrë ka logjikë PSP ta përfaqësojë prokurorinë kundër 18 personave për spiunazhë, shantazhe etj., ndërkaq të kërkohet ulje e dënimeve pa u nxjerrë dëshmi për atë se dënimet janë caktuar me urdhër të partisë në pushtet apo të fuqishmëve nga shërbimet e sigurisë, kjo është absurd dhe nuk ka logjikë dhe argumente juridike”, konsideron LD, qëndron në kumtesë.