Shaqiri me super-muskul, Carlos i ri
Gazeta britanike fokuson ndërtimin fizik të futbollistit nga Kosova që luan me Bayernin e Munichut.
Bayerni i Munichut është sonte mysafir i Manchester Unitedit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të Evropës në futboll.
Mediat britanike duke raportuar nga ushtrimet e skuadrës bavareze, kanë fokusuar edhe futbollistin nga Zhegra e Kosovës, Xherdan Shaqiri.
“Tani që Roberto Carlos ka përfunduar karrierën, një kandidat i ri është për titullin ‘muskuli më qesharak në futboll’”, raporton Mail.
“Muskuli gjigant i Shaqirit dukej i madh edhe ndaj bashkëlojtarit të tij, Bastian Schëeinsteiger, muskujt e të cilit ishin edhe të gërvishura”, raportonte Mail./Sporti1.com/