Han: Nuk kryhet procesi i reformave në Maqedoni me zgjedhjet e 11 dhjetorit

Eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han, në pyetjen e REL-it në gjuhën maqedonase, se Evropa a është e bindur se zgjedhje në Maqedoni do të ketë në dhjetor, është përgjigjur se me marrëveshjen politike për mbajtjen e zgjedhjeve dhe me fillimin e numërimit të 100 ditëve deri në zgjedhje, respektohet ajo për cilën janë marrë vesh në qershor dhe korrik të vitit të kaluar. Ai ka theksuar se me zgjedhjet nuk mbaron procesi i reformave në Maqedoni, njofton Portalb.

“Mendoj se tani e kanë kuptuar se gjenden në një pikë serioze të zhvillimit të vendit. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhjet, por duhet edhe të implementohen edhe reformat urgjente prioritare. Zgjedhjet janë të rëndësishme sepse ata mund të jetë përfundim i një fazës së caktuar, por me ato nuk i jepet fund procesit për reforma dhe ajo është diçka për të cilën ne duhet t’i rikujtojmë të gjithë në vend”, deklaroi Han.

Përndryshe, katër partitë më të mëdha në vend, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH më 31 gusht të këtij viti, arritën marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të këtij viti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button