Qyetetarët e Rugovës: Demarkacioni na lë pa bukë

Banorët e Rugovës janë shprehur se me demarkacionin me Malin e Zi nuk po humbet vetëm toka e Kosovës, por edhe buka e rugovasve.

Ata thonë se nuk po humbin vetëm rugovasit, por e gjithë Kosova.

Ende dhe sot shumë banorë jetojnë nga të ardhurat që fitojnë prej shitjes së bagëtisë, produkteve të tyre, si dhe nga shfrytëzimi i pyjeve.

Një familje mban deri në 15 krerë lopë, kurse blerës të produkteve të tyre janë banorët nga e gjithë Kosova, dhe demarkacioni do t’u prishë shumë punë.

Ende në kujtesën e tyre ruhen të freskëta konfliktet me malazezët për të mbrojtur kufirin, transmeton “Zëri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button