Shkup, arrestohet e ëma e cila keqtrajtoi fëmijën 19 muajsh

Paraburgim prej 30 ditëve i është caktuar 30 vjeçares nga Shkupi A.H. për veprën penale “keqtrajtim të fëmijës së mitur”, kumtoi MPB, transmeton Portalb.

Nëna i ka shkaktuar lëndime fëmijës 19 muajsh duke e goditur në trup dhe kokë, me ç’rast fëmija ka marr dridhje në tru, më 32 gusht 2016, në rrugën Aminta i Tretë në Shkup.

Rastin e ka lajmëruar një kalimtar i rastit. Policia shpejt ka intervenuar dhe ka arrestuar të ëmën e fëmijës.

SPB Shkup për rastin e ka lajmëruar edhe Qendrën për punë sociale në Shkup./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button