Protesta e refugjatëve në Athinë: Shpëtoni fëmijët tanë

Disa qindra refugjatë nga Lindja e Mesme protestuan në kryeqytetin grek të Athinës për shkak të mbylljes së kufijve drejt Evropës.

Refugjatët janë tubuar në sheshin Sintagma ku ndodhet edhe godina e Parlamentit ndërsa më pas bënë një shëtitje të qetë deri tek qendra e qytetit. Protesta ka zgjatur dy orë dhe nuk ka patur asnjë incident.

Ata mbanin pankarta ku shkruhej: “Shpëtoni fëmijët tanë”.

Turqia dhe Bashkimi Evropian (BE) më 18 mars në Bruksel arritën marrëveshje për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas masave të rëna dakord të cilat zbatohen nga 4 prilli, Turqia do të marrë përsëri të gjithë emigrantët për të cilët vërtetohet të kenë kaluar nga Turqia në ishujt grekë.

Për të gjithë emigrantët të cilët nuk vijnë nga Siria në Turqi do të fillojë procesi për kthimin e tyre në vendet e tyre të origjinës, ndërkohë që emigrantët nga Siria do të vendosen në kampe në Turqi dhe për çdo emigrant të pranuar nga Turqia në BE do të dërgohet nga një refugjat sirian i cili është regjistruar sipas rregullave në Turqi.
Refugjate (3)

Refugjate (4)

Refugjate (2)

Refugjate (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button