Obama: Tentativa e grusht shtetit nuk i prishi lidhjet e sigurisë Turqi-SHBA

Grusht shteti i pasuksesshëm kohë më parë në Turqi nuk i ka prishur lidhjet e sigurisë ndërmjet Ankarasë dhe Washingtonit, deklaroi presidenti amerikan Barack Obama në prag të ardhjes në Kinë ku më 4 dhe 5 shtator do të mbahet Samiti G20, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia vazhdon të jetë një aleat i fortë i NATO-s. Bashkëpunon me ne dhe është një partner i rëndësishëm për një numër të çështjeve në rajon”, tha Obama në një intervistë ekskluzive për CNN e cila do të publikohet të dielën

Obama do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Samitin G20 në Hangzhou të Kinës ndërsa pritet të bisedojnë edhe mbi tentativën për grusht shteti, të cilin më 15 korrik e kreu organizata terroriste FETO.

I pyetur nëse është i shqetësuar për stabilitetin e Turqisë, Obama tha se ky vend ka kaluar “përmes goditjeve politike dhe civile” dhe se vetë duhet të “rinovohet”.

“Duhet patjetër të rinovohet dhe si do të bëhet ajo do të jetë me rëndësi ndërsa ajo që dëshirojmë të bëjmë është t’u tregojmë se e mbështesim popullin turk”, tha presidenti amerikan.

Përpjekja e dështuar për grusht shteti ka shkaktuar tensione midis SHBA-ve dhe Turqisë, pasi udhëheqësi i organizatës terroriste FETO Fethullah Gylen jeton në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Zyrtarët turq kanë shprehur shqetësimin për mungesën e vullnetit të Washingtonit për të ekstraduar kreun e organizatës terroriste Fetullahci (FETO).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button