Thaçi kafe për ata që kanë idetë më të mira për të ardhmen

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të aktivitetit të shtuar nëpër rrjetet sociale ka thënë se është duke i lexuar komentet të cilat bëhen në profilin e tij në facebook, dhe se i kanë lënë përshtypje idetë pozitive që po prezantohen.

Për këtë arsye ai dëshiron që të takohet dhe të diskutojë me disa nga personat që i kanë prezantuar idetë e tyre në profilin e tij në facebook.

 “Do t’i ftoj për kafe pesë nga ju që dërgoni këtë jave idetë më të mira se si e shihni të ardhmen e Kosovës. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button