Turqia dhe BE-ja drejt rivlerësimit të marrëdhënieve

​Diplomatët e lartë të Bashkimit Evropian u takuan sot me ministrin turk për BE-në, Omer Çelik në përpjekje për të rivendosur ekuilibrin në marrëdhëniet mes palëve pas grushtit të shtetit.

Bashkimi Evropian dënoi grushtin e shtetit, por shprehu shqetësimin e tij lidhur goditjet e mëvonshme si dhe spastrimin e të gjithë shërbimit ushtarak dhe civil, që çoi në burgosjen e mijëra personave.

Marrëdhëniet ishin dëmtuar më parë për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me hyrjen pa viza të qytetarëve turq në vendet e BE-së.

Turqia është një kandidate prej një kohe të gjatë për anëtarësim në BE dhe luan një rol të rëndësishëm në bllokimin  e refugjatëve për të mos hyrë në Europë.

“Dialogu i drejtpërdrejtë është i rëndësishëm dhe kjo është ajo çfarë ne jemi duke rivendosur këtë mëngjes”, tha ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, i cili po ndërmjetëson bisedimet, duke qenë se vendi i tij mban presidencën e radhës të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button