Maqedoni, zgjedhjet më 11 dhjetor, rritet skepticizmi

Nënshkrimi i një marrëveshje të re, për zgjedhje më 11 dhjetor, nga partitë nënshkruese të Përzhinës, në opinion nuk reflekton besim se të njëjtit mund ta respektojnë atë që është nënshkruar. Dy marrëveshjet të mëparshme për zgjedhje nuk krijuan atmosferë besimi, për shkak të mos-dialogut dhe mosrespektimit të afateve deri te sigurimi i kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike.

Njohësit e rrethanave politike në vend në deklaratat e tyre për Portalb shprehen të rezervuar rreth mundësisë për zgjedhje.

Tahiri: Opozita shqiptare të mendojë për bojkot

Profesori universitar Sefer Tahiri mendon se partitë që firmosën Përzhinën 2 nuk kanë më arsye që të hamenden rreth mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor, sepse ata kanë marrëveshje me pikat e parashikuara.

“Edhe pse për mua është shumë infantil dhe antikombëtar qëndrimi i dy partive shqiptare në bisedimet e Përzhinës, BDI dhe PDSH të cilat kanë pranuar 11 dhjetorin, pa u bërë pastrimi i listës zgjedhore, që përmban rreth 30 mijë votues më pak përkatësisht nuk janë lajmëruar për evidentim. Kjo do të thotë 5 deputetë shqiparë më pak, gjë sipas meje duhet te jetë sinjal për opozitën shqiptare, përjashto PDSH-në, që të bojkotojë zgjedhjet nëse lista nuk pastrohet deri në votuesin e fundit, sepse mohimi i të drejtës së votës është shkelje e rëndë e demokracisë dhe vlerës së saj themelore- të drejtën për të zgjedhur”, tha Tahiri për Portalb.

Memedi: Asgjë nuk është definitive

Politikologu Deniz Memedi thotë se bazuar praktikën e deritanishme dhe sjelljen jo serioze të partive politike ndaj këtij procesi shumë të rëndësishëm për shtetin, nuk duhet të na habitë fakti se edhe një herë munden të shtyhen zgjedhjet parlamentare.

“Në rast se matematikat nuk ju përshtaten prap munden të bëhen sabotime si në të kaluarën duke u kapur në mos realizmin e afateve nga kushtet që duhet të plotësohen. Duket sikur e gjithë kjo punë bëhet turrë e vrap që në fundë prap të kemi zgjedhje problematike, zgjedhje që prap pala që do t’i humbë nuk do t’i pranojë si legjitime dhe prap t’i kthehemi skenarit të bojkotimit të institucioneve shtetërore. Muaji prill atëherë kur mbahen zgjedhjet lokale kishte me qenë koha adekaute edhe për zgjedhjet parlamentare, si në aspektin e përmbylljes së të gjitha pikave të marrëveshjes në formë cilësore, si në aspektin e procesimit të rasteve nga ana e prokurorisë speciale deri në fund pa mos pasur obstruksione nga subjektet politike dhe si në aspektin e kurismit të të hollave nga buxheti i shtetit”, tha për Portalb Memedi.

Nëse partitë nuk i anulojnë përsëri, këto janë afatet nga Kodi Zgjedhor që duhet t’i respektojnë institucionet:

  • 12 tetor – Duhet të shpërbëhet Kuvendi dhe të caktohen zgjedhjet;
  • 17 tetor – Radiodifuzionistët, mediat e shtypit dhe elektronike (internet portalet), janë të obliguara ta caktojnë çmimoren për pagesë të reklamave politike të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor;
  • 27 tetor – KSHZ patjetër ta vendos në inspektim publik Listën Zgjedhore. Inspektimi publik do të zgjasë 20 ditë, deri më 16 nëntor;
  • 11 nëntor – KSHZ duhet t’i publikojë të dhënat e plotë të njësive zgjedhore;
  • 18 nëntor – KSHZ patjetër t’i publikojë në shtypin ditor listat me kandidatë për deputetë;
  • 21 nëntor – Fillon fushata zgjedhore;
  • 22 nëntor – KSHZ do t’ua dorëzojë Listën Zgjedhore partive politike, ndërkaq ata, në afat prej 5ditëve, deri më 27 nëntor, patjetër duhet të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave;
  • 27 nëntor – KSHZ e nënshkruan Listën Zgjedhore;
  • 8 dhjetor – Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor në Komisionet Zgjedhore Komunale;
  • 10 dhjetor – Mbaron fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore;
  • 11 dhjetor – Dita e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

LEXO: Maqedoni, u votuan ministrat dhe zv/ministrat e Qeverisë Teknike

LEXO: Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni më 11 dhjetor, ja çfarë thonë liderët pas takimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button