“Mburoja e Eufratit” – Ushtria turke hyn në qytezën siriane Al-Rai

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, një grup mjetesh të blinduara të ushtrisë turke hyri sot në qytezën e vogël siriane Al-Rai, në mbështetje të luftës së Ushtrisë së Lirë Siriane kundër organizatës terroriste ISIS.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” i ushtrisë turke në veri të Sirisë, sot në ditën e 11-të, po avancon suksesshëm në spastrimin e elementëve terroristë, njofton Radio Televizioni Shtetëror  Turqisë.

Në kuadër të operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”, një grup mjetesh të blinduara të Forcave të Armatosura të Turqisë hyri sot në qytezën e vogël siriane Al-Rai (Çobanbey), në mbështetje të luftës së Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) kundër organizatës terroriste DAESH.

Që nga dita e parë e operacionit (24 gusht 2016) e këtej, bateritë e obusëve “Stuhia” të ushtrisë turke kanë bërë gjithsej 1.195 qitje duke asgjësuar 271 objektiva terroriste.

Gjatë kësaj periudhe, avionët luftarakë turq kanë dhënë 51 mbështetje ajrore për eliminimin e 41 objektivave të tjera.

Po ashtu, si rezultat i operacionit të Ushtrisë së Lirë Siriane, nën mbështetjen e forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it, zona Kunduriyah është çliruar plotësisht nga pushtimi i elementëve terroristë.

Ndërsa në zonën Tilalayn të Sirisë, avionët e koalicionit ndërkombëtar asgjësuan 2 pozicione të DAESH-it, nga ku terroristët po përgatiteshin të sulmonin me artileri të rëndë./TRT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button