Mogherini: Armëpushimi në Ukrainë është duke u mbajtur

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini thotë se armëpushimi në lindje të Ukrainës është duke u mbajtur.

Në lindje të Ukrainës, si pasojë e luftimet mes forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, që prej prillit 2014, janë vrarë më shumë se 9,500 persona.

“Ne shpresojmë se kjo do të përbëjë një bazë të mirë jo vetëm për rifillimin e vitit shkollor, por edhe për një vazhdimësi të situatës në këtë drejtim”, ka thënë Mogherini, pas takimit me 28 ministrat e jashtëm të BE-së, më 2 shtator.

Grupi trepalësh i kontaktit, i përbërë nga përfaqësues nga Ukraina, Rusia dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), javën e kaluar arritën marrëveshje për një armëpushim, i cili përkon me vitin e ri shkollor që ka filluar më 1 shtator.

Një armëpushim i ngjashëm vitin e kaluar, ishte mbajtur për më pak se një javë.

Mogherini gjithashtu ka thënë se ministrat janë pajtuar që blloku duhet të shqyrtojë mbështetjen e një misioni policor të OSBE-së, me qëllim që të ndihmohet procesi i paqaes në lindje të Ukrainës.

Ajo ka shtuar se heqja e sanksioneve kundër Rusisë “do të lidhet me zbatimin e plotë të marrvëshjes së Minskut”, që ka për qëllim zgjidhjen e konfliktit. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button