SKANDAL: Zbulohet manipulim në MPB (DOKUMENT)
Dje më Kuvend për mandat të ri një ditor për ministër të Punëve të Brendshme ishte zgjedhur Oliver Andonov. Mandati i tij ka përfunduar sot, pasi Kuvendi votoi për ministrin e ri Oliver Spasovskin, transmeton Portalb.
Punën e vetme që e kreu Andonov nga pozita e ministrit ishte emërimi i Cavkovit për drejtor të zyrës për siguri publike.
Sipas dokumentit të mësipërm nga Regjistri qëndror të dalur sot (2 shtator 12:35) Oliver Spasovski ende qëndron si nënshkrues i autorizuar, i cili ishte ministër nga 11 nëntori 2015 deri më 18 maj 2016 i propozuar nga LSDM.
Edhe pse Mitko Cavkov ishte zgjedhur prap ministër, pas tërheqjes së vendimit për zgjedhje më 5 qershor, emri i tij nuk qendron në Regjistrin qëndror.