Priten reshje të dendura shiu

Duke nisur nga java e ardhshme, temperaturat do të bien, ndërsa do të ketë reshje të dendura shiu në Kosovë.

Edhe gjatë fundjavës, moti do të shoqërohet me vranësira të herëpashershme, ndërsa temperaturat nuk do t’i kalojnë 32 gradë.

Parashikimi nga Meteoalb:

Fundjava do te jete kryesisht me mot te kthjellet dhe vranësira të herëpashershme, me te dukshme vranësirat ne zonat lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu. Java tjetër do të nise me vranësira dhe shira të dendur. Temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do te jene rreth vlerës 31 – 32 grade C, ndërsa java tjetër sjell rënie të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button